DASH: Pretendimet e Serbisë për juridiksion ligjor në Kosovë shkelin detyrimet e dialogut

Aktuale

DASH: Pretendimet e Serbisë për juridiksion ligjor në Kosovë shkelin detyrimet e dialogut

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 21:04
Matthew Miller

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka shprehur shqetësim për veprimet e fundit të Serbisë, duke i thënë se po shkel detyrimet e dialogut me pretendimet për të gjykuar krimet në Kosovë.

Miller theksoi se Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian për projektligjin e Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë, duke e cilësuar atë si një shkelje të qartë të detyrimeve që dalin nga procesi i dialogut.

Ne pajtohemi me BE-në që projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut.

Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023, duke përfshirë Asociacionin dhe zgjidhjet për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, ka shkruar Miller në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat