Zekaj e quan qëllim politik projektligjin e Serbisë për ndjekjen e veprave penale në Kosovë

Aktuale

Zekaj e quan qëllim politik projektligjin e Serbisë për ndjekjen e veprave penale në Kosovë

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 21:19
Yll Zekaj

Avokati, Yll Zekaj, e konsideron qëllim politik të Serbisë për përforcimin e pozicionit karshi dialogut miratimin e projektligjit nga Qeveria e Serbisë, për organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Sipas Zekaj në aspektin juridik është e pamundur të ketë refleksion përveç që siç tha aim und ta zhbëjë procesin e integrimit të zyrtarëve serb në institucionet e drejtësisë.

“Ky është një qëllim politik për përforcimin e pozicionit të tij karshi dialogut tanimë duke konsideruar si një iniciativë për ta forcuar këtë pozicion duke u arsyetuar se po i mbron qytetarët e Serbisë në Kosovë pas iniciativavë për ti zhbërë këto institucione. E ripërsëris kjo në aspektin juridik është shumë pak e mundur që mund të ketë refleksion përvec që mund ta zhbëjë procesin e integrimit të zyrtarëve serb në institucionet e drejtësisë e të cilat ishte një tendencë e BE-së dhe qeverive të kaluara deri më tani për t’i integruar në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ai.

Të hënën Qeveria e Serbisë njoftoi se e ka miratuar një projektligj për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Miratimi i këtij legjislacioni ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të shtatorit, duke thënë se një prokurori speciale dhe një trup gjykues special “do t’i ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

Ndërsa, kjo iniciativë e Serbisë nuk u mirëprit nga Bashkimi Evropian që tha se Qeveria atje, me miratimin e këtij projektligji, e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe e ftoi Beogradin zyrtar që ta rishqyrtojë miratimin e paralajmëruar të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat