Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj edhe një herë ka sqaruar arsyen se pse PSD-ja ka vendosur të mos garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Molliqaj tha se PSD nuk po kandidon në zgjedhje për shkak se nuk e ka mbështetjen për ta kaluar pragun zgjedhor.
“E thjeshtë është për ne, nuk e kemi mbështetjen për me kalu pragun”, ka thënë ai.
Sa i përket matjeve në terren, Molliqaj ka thënë se sondazhet janë bërë, e që sipas tyre, mbështetja e qytetarëve ka dalë vetëm 2% dhe jo 5% sa për të kaluar pragun.
“Absolutisht po kemi bërë matje. Jemi ma shumë se 2% po jemi larg 5%”, ka thënë Molliqaj.