Në “Debat Plus”, rritja e pagave në sektorin publik u bë temë e diskutimit mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe panelistëve.
Moderatori dhe autori i emisionit Ermal Panduri përmendi se opozita ka premtuar koeficientin 150 euro për rritjen e pagave, një premtim që është përmendur disa herë nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, reagoi ndaj këtij premtimi duke e cilësuar Abdixhikun si “futurist”.
“Futurist është ai”, ka thënë shkurt Rexhaj.