Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka quajtur koordinatoren e VV-së Dejona Mihalin si “masha” e Albin Kurtit.
“Dejona është masha e Albinit. Pa e kap në dorë shefi nuk ka kurrfarë vlere veç një hekur”, ka thënë Molliqaj.
I pyetur se pse Dejona e ka këtë fuqi në Vetëvendosje, Molliqaj është shprehur se kështu është modeli i partisë, ndërsa ka theksuar se Kurti e ka zgjedhur një person që nuk ka integritet politik e personal, e cila ka zgjedhur të mos ketë pushtet publik.
“Nuk i jep llogari shefit të partisë ose kryeministrit ose ministrit, institucionit që kanë lidhje me të, po i jepin partisë. E në parti, Albini e ka vendosur një person që nuk do pushtet publik institucional. Është poshtëruar e ofenduar disa herë kur kam qenë unë nga Albin Kurti”, ka thënë Molliqaj.