Deputetja e LVV-së: Drafti i Asociacionit duhet të shkruhet nga Qeveria e Kosovës

Aktuale

Deputetja e LVV-së: Drafti i Asociacionit duhet të shkruhet nga Qeveria e Kosovës

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 00:34
Fitore Pacolli

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” foli edhe për Asociaciacion e Komunave me shumicë Serbe.

“Asociacioni i cili është përfshirë në ankesin e arritur të marrëveshjes në Bruksel edhe në Ohër, nuk nënkupton një asociacion i cili do të iu japë kompentenca ekzekutive komunave të cilat prekun institucione e nivelit të Kosovës, do të jenë në përputhje me niveline instiucioneve të qeverisjes lokale në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.“, tha ajo.

Ajo u pyet se a janë duke e bërë një draft të ri Asociacionit.

“Ne mendojmë se draftin të cilin duhet ta diskutojmë dhe ta implementojmë duhet me qenë draft që shkruhet prej Qeverisë së Kosovës, pra draft në përputhje me Kushtetuën dhe me Ligjin për qeverisje lokale”, tha ajo.

Pacolli shtoi se nuk do të nguten ta bëjnë Asociacionin.

“Për ne nuk është me ngut me e formu Asociacionin, me i bo disa hapa kur Serbia nuk e bën asnjë hap”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat