Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve:
Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI, Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj nga AShI.
Ndryshe ky komision hetimor ka mbajtur disa mbledhje.