Komisioni hetimor për tekste vazhdon intervistimin e zyrtarëve

Aktuale

Komisioni hetimor për tekste vazhdon intervistimin e zyrtarëve

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve:

Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI, Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj nga AShI.

Ndryshe ky komision hetimor ka mbajtur disa mbledhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat