Nga Vetëvendosje e komentojnë Raportin e Progresit: Ka pasur edhe në të kaluarën...

Aktuale

Nga Vetëvendosje e komentojnë Raportin e Progresit: Ka pasur edhe në të kaluarën...

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 08:25
Vetëvendosje

Deputeti i VV-së, njëherit anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Halil Thaçi, ka folur pas publikimit të Rraportit të Progresit, me theks të veçantë për vërejtjet dhe sugjerimet e këtij raporti mbi fushën e procedurave të prokurimit.

Thaçi potencon se Kosova me vite të tëra ka pasur kontrata të negociuara dhe si të tilla edhe tashmë ka.

”Me vite të tëra Kosova vazhdimisht ka pasur kontrata të negociuara dhe ka kontrata të negociuara. Ne kemi pasur një grafikon që edhe qeverisjet e kaluara se si kanë proceduar me kontratat e negociuara’’, thotë ai.

Thaçi thotë se kanë pasur problem me tenderët një burimor kur ishte bllokuar Bordi i OSHP-së.

‘’Ne kemi pasur një problem, tenderët një burimor ku u pat bllokuar Bordi i OSHP-së e që sigurisht që edhe ndërmarrjet edhe ministritë e ndryshme do të thotë kanë pasur nevoja të menjëhershme për të procedura, për të vazhduar me projekte’’, potencon ai.

Deputeti i VV-së, shton se kjo nuk është vetëm dukuri e institucioneve, por sepse sipas tij kjo ndodh edhe në nivelet lokale.

‘’E konsideroj se këtë vit ka pasur kontrata të negociuara dhe janë disa kontrata që ndryshe nuk zgjidhen vetëm si të negociuara dhe të cilat nuk mundesh me i bërë as përmes tenderit publik. Kjo nuk është dukuri vetëm në institucionet qeveritare, por edhe në nivelin lokal’’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat