Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka drejtuar kritika ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke thënëse Kosova po kushtëzohet më shumë se Serbia. Madje, sipas saj, “Kosova po bullizohet”.
Duke folur lidhur me përpjekjen e Kosovës për antaresim në Këshillin e Evropës, Pacolli ka thënë se kushtet që u vendosën ishin politike.
“Kushtet të cilat iu vendoset për anëtarësim në KiE ishin politike…”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se meqenëse për aleatë Kosova ka BE- në dhe SHBA-në aleatët sipas Pacollit nuk po interesohen që ta mbajnë Kosovën më afër.
“Mund të themi se Kosova po bullizohet… nuk kanë qasje të drejtë ndaj Kosovës.”, ka thënë Pacolli.
Lidhur me Asociaciacionin e komunave me shumicë serbe, Pacolli ka thënë se draftin duhet ta shkruajë Qeveria e Kosovës.
“Ne mendojmë se draftin të cilin duhet ta diskutojmë dhe ta implementojmë duhet me qenë draft që shkruhet prej Qeverisë së Kosovës, pra draft në përputhje me Kushtetuën dhe me Ligjin për qeverisje vetlokale”, tha ajo per RTV 21.
Pacolli shtoi se nuk do të nguten ta bëjnë Asociacionin.
“Për ne nuk është me ngut me e formu Asociacionin, me i bo disa hapa kur Serbia nuk e bën asnjë hap”, tha ajo.