Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike.
Aty ajo ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024.
Ky vendim vjen pak javë pasi punonjësve të komunës së Vitisë nuk u ishin ekzektuar pagat të gjithë unonjësve publikë në Viti.
Kjo pasi që Ministria e Financave kishte thënë se komuna në fjalë nuk kishte korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator.