Lidhja Demokratike e Kosovës ka kujtuar premtimin që kishte bërë Kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, ku kishte premtuar sigurim jetësor e shëndetësor për zyrtarët policorë, e duke theksuar se ky premtim s’është përmbushur.
Në faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook, është ndarë një video e Kurtit kur e kishte bërë këtë premtim.
“Njëjtë sikurse Policia e Kosovës që na japin neve siguri, edhe ne duhet t’u japim zyrtarëve policorë sigurimin jetësor e shëndetësor si një e drejtë e garantuar për punën e tyre të rëndësishme, por edhe nën rrezik”, thoshte Kurti.
LDK ka thënë se gjatë kësaj qeverisje s’është bërë as minimumi për këtë.
“U tha se policët do ta kenë sigurimin jetësor e shëndetësor – s’u bë as minimumi që ata ta kenë këtë siguri bazike. Ata meritojnë më mirë! Ndryshimi po vjen!”, thuhet në postim.