Nesër mbahet Konventa e PDK-së, ndryshon orari

Aktuale

Nesër mbahet Konventa e PDK-së, ndryshon orari

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 12:02
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para qindra qytetarëve të Komunës së Istogut shpalos pjesë të vizionit të tij për të ardhmen e vendit. Pamjet: PDK

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nesër do ta mbajë Konventën e kësaj partie në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 18:00, ndonëse në paralajmërimin e fundit ishte thënë se kjo Konventë do të mbahej nga ora 17:00.

Hamza ka thënë se që nga nominimi i tij për kryeministër ka takuar takuar qindra e mijëra qytetarë nëpër lagje, fshatra e qytete të Kosovës, me e pa dallime politike, ku sipas tij, përmes punëtorive dhe forumeve të ndryshme, ka dëgjuar dhe ka marrë ide nga ta për programin qeverisës.

“Deri më tani kemi përmbyllur kapituj shumë të rëndësishëm të historisë sonë, atë të lirisë, pavarësisë, demokracisë e shtetndërtimit. Së bashku do ta përmbyllim edhe kapitullin e zhvillimit të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve, përtej dallimeve politike, që ta bëjmë këtë rrugëtim së bashku”, ka shkruar Hamza.

Hamza ka thënë se Konventa e Partisë Demokratike është konventa e të gjithë njerëzve vullnetmirë që janë të gatshëm të angazhohen dhe të punojnë për një Kosovë më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat