Kurti takohet me Parmelin: Në katër vitet e fundit, investimeve e huaja direkte nga Zvicra janë rritur për 170%

Aktuale

Kurti takohet me Parmelin: Në katër vitet e fundit, investimeve e huaja direkte nga Zvicra janë rritur për 170%

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 12:03
Pamje nga takimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me Këshilltarin Federal të Zvicrës dhe Kryesuesin e Departamentit për Çështje Ekonomike të Arsimit dhe Hulumtimit, Guy Parmelin.

Bëhet e ditur se Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhe theksoi rëndësinë e thellimit edhe më tej të marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa tha se diaspora kosovare shërben si urë lidhëse dhe faktor i rëndësishëm i bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës e Zvicrës.

“ Shtoi se bashkëpunimi ynë ekonomik dhe tregtar po shtohet çdo vit, gjersa niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit është rritur për rreth 170%”.

“Ndërkaq, nënvizoi edhe rritjen e eksporteve nga Kosova drejt Zvicrës, ku në të njëjtën periudhë kohore, eksportet janë gati dyfishuar dhe përfshijnë një shumëllojshmëri produktesh si metale, produkte minerale, ushqime, plastikë, gomë, makineri, pajisje, materiale elektrike dhe tekstile. Zvicra është tashmë destinacioni i pestë më i madh për mallrat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më tej, në takim bëhet e ditur se u theksua fakti që Kosova ka arritur Marrëveshje për Tregti të Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, ku u tha se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me vendet e EFTA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat