Reagon Murati: Lajmet e rreme nuk kalojnë, shpenzimet për karburante janë 10 milionë, e jo 31

Aktuale

Reagon Murati: Lajmet e rreme nuk kalojnë, shpenzimet për karburante janë 10 milionë, e jo 31

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 12:17
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka demantuar raportimet për shpenzimet e karburantit për automjetet për vitin 2023.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se shpenzimet totale janë 10 milionë euro e jo 31 siç ishte raportuar.

Postimi i plotë:

Lajmet e rreme nuk kalojnë!

Shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe atë lokal, është 10.47 milionë euro.

Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend.

Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së.

Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë.

Shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit mind të jetë përmbledhje që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje, ose dru zjarri për ngrohje, por nuk ka të bëjë me shifrën faktike që është shpenzuar për karburant për automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat