GLPS për raportin e KE-së: Kuvendi kritikohet për mosfunksionim, Qeveria s’po i merr parasysh rekomandimet e BE-së

Aktuale

GLPS për raportin e KE-së: Kuvendi kritikohet për mosfunksionim, Qeveria s’po i merr parasysh rekomandimet e BE-së

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 12:33
Dea Fetahu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë për media me temën “Çfarë u tha në Raportin e Vendit për Kosovën 2024: analizë dhe rekomandime mbi fushat kryesore”.

Dea Fetahu nga GLPS, ka folur rreth rezultateve të dala nga Raporti i Vendit për Kosovën 2024, i publikuar  nga Komisioni Evropian me datë 30 tetor. 

Sipas saj, Kosova ka shënuar progres të mirë në katër fusha, njëfarë progresi është shënuar 11 fusha, progres i limituar në 17 fusha dhe dy fusha kanë mbetur pa progres fare.

“Ky Raport përbënë një ndër instrumentet kyçe që ne i përcjellim  vlerësimin që i bëhet Kosovës nga Komision Evropian dhe duke parë rëndësinë e vlerësimin GLPS-ja ka monitorua këtë proces që nga viti 2012. Edhe në vitin 2024 raporti i progresit shënon që Kosova nuk ka arritur të shënoj ndonjë progres të mjaftueshëm e që do të konsiderohet si thelbësor për integrimin në BE”.

“Po ashtu ky është raporti i parë që vjen për Kosovës, këtë vit ka shënuar progres gjithsej në dy kapituj, që ka të bëjë me drejtësinë sigurinë dhe lirinë, si dhe kapitulli për politikat sociale dhe punësimin. Kosova ka shënuar në progres të mirë në katër fusha, një farë progresi është shënuar 11 fusha, progres i limituar në 17 fusha dhe dy fusha kanë mbetur pa progres fare”, ka raportuar Fetahu.

Tutje, ajo ka thënë se në këtë raport kritikë ka ndaj Kuvendit të Kosovës për mosfunksionimin e duhur, sipas Raportit, thuhet se janë vërejtur ndarje politike ndërmjet pozitës dhe opozitës.

“Raporti ka filluar me një kritikë ndaj Kuvendit të Kosovës, për mosfunksionim të duhur për shkak të ndarjeve të vërjetshme politike mes pozitës dhe opozitës, dhe kjo ka minuar shumë procese legjislative dhe marrëveshje ndërkombëtare. GLPS-ja ka vërejtur që shumica e seancave në sezonin e vjeshtës janë anuluar dhe konsiderojmë që nuk ka pasur përmbushje aspak të kënaqshme të agjendës legjislative."

Madje, në raport thuhet se në këtë vit shihet se Qeveria e Kosovës vazhdon të mosmarrë parasysh rekomandimet e BE-së.

Tutje, Fetahu theksoi se Raporti bëri thirrje në përsëritje të riemërimit të kryeprokurorit të shtetit.

“Raporti i këtij viti ka theksuar qartazi se Qeveria e Kosovës vazhdon mos me marrë parasysh rekomandimet e BE-së në këtë fushë e shumica prej tyre. Raporti rekomandon përmirësimin e tij si dhe ndryshimin e një ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, për Shërbimin Civil. Raporti bënë thirrje për përsëritje të shpejtë të procesit të riemërimit të kryeprokurorit të shtetit, i cili duhet të udhëhiqeshin me transparencës”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat