Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, në lidhje me shpenzimet e pushtetit për karburant, që kapin vlerën e 31 milionë eurosh, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Bajrami e ka quajtur Muratin manipulues, ndërsa ia ka shtruar edhe një pyetje.
Në fund, Bajrami ka vlerësuar se mashtrimeve po u vjen fundi më nëntë shkurt.
Postimi i plotë:
“Hekuran,
Trego kush po rren. A po rren Zyra Kombëtare e Auditimit?
Në Raportin e Auditimit 2023, në faqe 42, shkruan se janë 31 milionë euro shpenzime në karburante.
Po thu që Zyra Kombëtare e Auditimit ”drutë për zjarr” i cilëson ”karburante”?!
Ministër, i vetmi manipulues këtu jeni ju.
Por, mashtrimeve dhe manipulimeve po ju vjen fundi dhe atë shumë shpejtë, me 9 shkurt” – ka shkruar Bajrami.