Hashani: Për katër vite qeveria Kurti i shkaktoi dëme ekonomisë për mbi 1 miliard euro

Aktuale

Hashani: Për katër vite qeveria Kurti i shkaktoi dëme ekonomisë për mbi 1 miliard euro

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 20:43
Medain Hashani

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2025 ku përfaqësues të bizneseve dhe ekspert të fushës kanë analizuar projeksionet buxhetore dhe shpenzimet në vitet e kaluara të qeverisë aktuale.

Sipas profesorit universitar, Medain Hashani buxheti prej 3.6 miliard euro nuk është buxhet që duhet krenohet qeveria për arsye se është mjaftë i vogël sepse pritjet kanë qenë që kjo qeveri do të bëjë ndryshime fiskale për tërheqjen e investimeve të huaja e ku më pas buxheti do të ishte shumë më i madh.

Ai tutje thotë se Shqipëria tashmë ka miratuar buxhetin për 8.3 miliard euro që është shumë më i madh sesa buxheti ynë i planifikuar dhe se as ky me këto politika aktuale fiskale nuk do të mund të realizohet.

“Ky buxheti prej 3.6 miliard euro nuk do të mund të realizohet, duke marr parasysh edhe faktet nga vitet e kaluara fiskale, për shkak se edhe përkundër punës së madhe të ATK buxheti i planifikuar nuk ka mund të realizohet.Edhe planifikimet për vitin 2024 kanë qenë 3.3 miliard euro mirëpo të hyrat buxhetore kanë qenë 2.9 miliard euro, dmth kemi pasur një mospërmbushje prej 400 milion euro”, ka thënë mes tjerash profesori Hashani.

Hashani thotë se shpesh herë kur i sheh planfikimet e kësaj qeverie pyet vetvetën se a ka njohuri këta njerëz për ekonomi.

Në anën tjetër përvec mosrealzimit të plani të të hyrave qeveria e Kosovës sipas Hashanit ka dështuar edhe në raport me investimet kapitale dhe përgjatë këtyre katër vjetëve nuk kemi asnjë projekt me të cilin do të krenoheshim të gjithë.

Nëse i mbledhim suficitet e pashfrytëzuara nga viti 2020 e deri më tash pothuajse e kemi një buxhet të tërë të pashfrytëzuar.Dëmi që ju ka shkaktu taksave të qytetarëve dhe bizneseve që i kanë paguar ato dhe duke pas për bazë shkallën e lartë të inflacionit është i lartë. Prandaj nëse një buxheti pothuajse prej 3 miliard që nuk është shfrytëzu për këto katër vite, i mbledhur si suficit, i bie që dëmi që është shkaktu nga qeveria me këto taksa është mbi 600 milion euro. Po të ishin shfrytëzuar këto mjete dhe do të futeshin në ekonominë vendore, ndikimi i tyre do të ishte multiplikuar. Kur t’i mbledhim gjitha këto dëmi që iu ka shkaktuar vendit për këto katër vite qeverisje nga ana e qeverisë Kurti për mosshfrytëzim të buxhetit është mbi 1 miliard euro”, ka thënë Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat