Në një emision është diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2025 ku përfaqësues të bizneseve dhe ekspert të fushës kanë analizuar projeksionet buxhetore dhe shpenzimet në vitet e kaluara të qeverisë aktuale.
Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP ka thënë se sikurse edhe vitet paraprake edhe këtë vit më shumë kemi pasur shpenzime sesa të hyra dhe poashtu shteti për shumë vite, duke përfshi edhe këtë vit ka qenë ën deficit.
“është e vërtet që shpenzimet për investimet kapitale për vitin 2023 ka qenë më i ult sesa planifikimet, mirëpo është shpenzu me shumë në paga e meditje sepse hyri në fuqi Ligji për Pagat me ato ndryshimet që u bënë dhe që kishte ndikim në rrijten e shpenzimeve. Normalisht që edhe ky buxhet shihet që rritja është më e lartë se në vitin 2024, ku rritja e planifikuar ishte 3% ndërsa për 2025 qeveria është treguar pak më optimiste me planifikim të rritjes prej 9%. Shumica e kësaj rritje është planifikuar të shkoj për kategorit rrjedhëse, kemi një shpenzim më të madh për subvensione dhe transfere, pastaj për Ministrin e Mbrojtjes, pensioneve dhe poashtu një shpenzim më të madh për shëndetësi, pra pak a shumë kemi një strukturë të njejtë të shpenzimeve sikur në vitet paraprake”, ka thënë Hasaj.
Sipas kreut të Institutit GAP projekt buxheti do të publikohet javën e ardhshme që më pas mund të shohim në detaje se ku planifikon qeveria në detaje ta shpenzoi buxhetin.