Një vit nga protesta e njësive speciale të Policisë, kërkesat mbetën në letër

Aktuale

Një vit nga protesta e njësive speciale të Policisë, kërkesat mbetën në letër

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Sot janë bërë një vit kur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin protestuar para Qeverisë së Kosovës me disa kërkesa të renditura. Pavarësisht kohës së kaluar, ato mbeten pa u plotësuar, çka kritikohet nga njohësit e çështjeve të sigurisë, derisa sindikata e Policisë, nuk ka folur për këtë temë, megjithëse ishin pjesë e njërës prej protestave të organizuara.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovëës, për t’i adresuar kërkesat e tyre, kishin protestuar një vit më parë pranë objektit të qeverisë.

Shtesat për rrezikshmerinë që Qeveria i miratoi të kategorizuara, ishin një ndër arsyet kryesore, por në protestë ishte kërkuar edhe kategorizimi në njësi të vecanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve.

Të vendosur në kërkesat e tyre, porosia e tyre ishte që të mos luhej me dinjitetin e tyre.

Por një vit më vonë, kërkesat e tyre nuk dalin të realizuara, e Ministria e Punëve të Brendshme, nuk është përgjigjur nëse kanë plane në këtë drejtim.

Kërkesat e tyre, sipas ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, duhet të trajtohen nga ekzekutivi.

Është për të ardhur keq që nuk është punuar aspak në këtë drejtim, pra nuk janë aprovuar ato kërkesa, te drejta për të cilët dhe për punën e të cilëve ne jemi krenuar. Është e pakuptimtë që edhe pas njëviti ato kërkesa nuk janë plotësuar dhe Qeveria e Kosovës duhet të filloj të i marr më seriozisht”, ka thënë Hoxha.

E sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, Policia e Kosovës është instrumentalizuar nga qeveria.

Kemi parë një sulm institucional për këto njësi që kanë shprehur pakënaqësinë publikisht por mund të themi që Qeveria e Kosovës përmes rritjes së pagave është përdorur si make-up për të mbuluar se janë plotësuar kërkesat por një mori çështjesh tjera nuk janë plotësuar, sigurimi shëndetësor, shtimi i koeficientit e pagesa e rrezikshmërisë”, ka thënë Shala.

Pjestarët e Njësive speciale gjatë vitit të kaluar kishin protestuar dy herë ku në një nga protestat iu ishte bashkuar edhe Sindikata.

Aty, qeveria ishte njoftuar me një listë prej me 14 kërkesash, përfshirë përmirësimin e kushteve të punës në përgjithësi, që rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe ndryshimi i ligjit për pensionim në moshën 55-vjecare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat