Analisti Selam Shkodra thotë se për “punën e mirë në veri” meritori më i madh është Policia e Kosovës.
Ndërkohë, pohon se institucionet e Kosovës kanë punuar mirë në pjesën veriore.
“Për të bërë një punë të mirë në pjesën veriore institucionet e Kosovës e kanë bë, dhe meritori më i madh është Policia e vendit. Sepse, askush nga politikanët nuk është ballafaquar me grupin e Radojiçiqit në natën kritike kur ata e kanë sulmuar rendin kushtetues të Kosovës”, tha ai në emisionin “Info Nata” .
Shkodra tha se për momentin Kosova ka një acarim të relacioneve me bashkësinë ndërkombëtare.
“Tani, kostoja politike dhe vendimet politike normal që vijnë nga titullarët e institucioneve të Kosovës, të cilat derivojnë nga zgjedhjet. Tashmë, është e qartë kemi një acarim të relacioneve me bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai.