“Isa Mustafa kthehu se lule kishe qenë”, Pozhari reagon ashpër për deklarimet e zyrtarëve të LDK-së: Ja pse po llomotitin!

Aktuale

“Isa Mustafa kthehu se lule kishe qenë”, Pozhari reagon ashpër për deklarimet e zyrtarëve të LDK-së: Ja pse po llomotitin!

Nga: A.Zh Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 08:18
Lumir Abdixhiku dhe Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, ka folur për deklarimet që zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i kanë bërë së fundmi.

Ai në një postim në Facebook, ka ironizuar me LDK-në, duke kërkuar rikthimin e Isa Mustafës në krye të saj, përcjell Bota sot.

«LDK-ja në tre ditë!

Në 9 muajt e parë të vitit 2024, fitimi i Trustit paska qenë 203 milionë euro.

E, Lumir Abdixhiku paska parashikuar se Trusti do të humbte nga gjysëm milionë euro në ditë.

Një përfaqësues i tyre, agresionin shtetëror të Serbisë në Banjskë e quajti "incident i vogël".

Një deputete klandestine e LDK-së i kish kërkuar 61 deputetë "në emër të së ardhmes së Kosovës".

Isa Mustafa kthehu se lule kishe qenë!», ka shkruar Pozhari.

Në një postim tjetër, ai ka treguar edhe arsyen se pse opozita po kritikon Qeverinë për ngritjen e pagave.

«Nëse doni ta dini pse opozita i jep zjarr çështjes së pagave. Qe një shpjegim i shkurtë.

Para se të vinte kjo Qeveri, një mësues e kishte pagën 421 euro. Në fund të mandatit të kësaj Qeverie do ta ketë 726 euro.

305 euro më shumë.

Paga e një polici të lartë ishte 392 euro. I njëjti do ta ketë 759 euro.

367 euro më shumë.

Një mjek specialist paguhej 659 euro. Do të paguhet 1 mijë 430 euro.

771 euro më shumë.

Paga minimale ishte 170 euro. Me këtë Qeveri u dyfishua, u bë 350 euro.

Krejt këto rritje të pagave kanë ndodhur në rrethanat më të jashtëzakonshme ekonomike, shkaku i periudhës së pas pandemisë.

Ata që sot janë në opozitë e dikur ishin në pushtet e kishin mundësinë ta bënin në rrethana shumë më të favorshme. Nuk e bënë. Në vend të kësaj, tentonin t'ia rrisnin privilegjet veç vetvetes. Prandaj sot llomotitin”, ka shkruar Xhevdet Pozhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat