Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është pyetur në lidhje me mungesën e pozitës në seancat e fundit plenare të jashtëzakonshme.
Deputeti i VV-së potencoi se arsye kryesore e mungesës ka qenë që të mos bien në agjendën e opozitës.
“Është e vërtetë që ka patur shpesh mungesë të kourumit dhe shpesh kemi patur me javë të tëra një mungesë të të shkuarit në seancë por e kanë bërë edhe arsyet e ndryshme që deputetët kemi patur në organizata ndërkombëtare që na kanë përfaqësi si nga pozita si nga opozita por shpeshherë ka patur edhe mungesë të kourumit, votimit, dhe kjo e ka bërë të veten. Por fatmirësisht dje dhe pardje kemi patur seanca ku kanë ecur shumë ligje me 61 deputet. E kemi dhënë edhe si sqarim por problemi kryesor i mungesës në seancat e jashtëzakonshme ka qenë se nuk kemi dashur të biem në agjendën e opozitës për shkak se ata kanë kërkuar shkarkimin e Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithashtu marrëveshjen që e kemi patur për me i votu marrëveshjet ndërkombëtare, nuk janë përmbajtë. Vetë janë zotu që do ti votojnë marrëveshjet ndërkombëtare edhe pastaj kanë dalë në agjendat e veta dhe nuk i janë përmbajtur asaj që jemi marr vesh dhe kjo ka qenë arsye që ne pastaj i kemi injoru edhe dihet publikisht që ne nuk kemi marrë pjesë në seancat e jashtëzakonshme të cilat kanë qenë seanca koti për të diskutuar gjëra të cilat kanë qenë në publik pa autenticitet por diçka vetëm sa për të përbaltur para zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Bajqinovci.
Bajqinovci tha se është interesante se opozita çdoherë kanë deklaruar se do ti votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, por se të njëjtit nuk e kanë bërë diçka të tillë duke mos ardhur në votim.
“Unë mendoj se ata kanë ikur, me muaj të tërë nuk kanë ardhur sa herë kemi mbajtur seancë, i kanë ikur përgjegjësisë të cilën ua ka dhënë populli për marrëveshjet ndërkombëtare. Eshtë shumë interesant që opozita çdoherë ka thënë do t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, por shumica e deputetëve nuk kanë ardhur dhe na kanë dështu, edhe pse janë zotu vetë.
E dyta mendoj që shumica e tyre me muaj të tërë nuk kanë ardhur në Kuvend. Unë po mendoj se opozita nuk ka qenë korrekte, opozita nuk iu ka përmbajtë zotimit të cilin e ka dhënë për Marrëveshjet Ndërkombëtare. Dje shkuam në seancë, opozita doli. Dje kemi votu mbi 10 ligje dhe sot jemi duke votu dhe opozita nuk po i voton”, tha Bajqinovci.