“Rekordmeni” i krimit: Kapet Gëzim Gashi, autor i 67 veprave penale dhe 5 fletarresteve

Aktuale

“Rekordmeni” i krimit: Kapet Gëzim Gashi, autor i 67 veprave penale dhe 5 fletarresteve

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 09:21
Kapja e Gëzim Gashit nuk qe e arritshme as me 5 flet-arreste që iu lëshuan për vepra të ndryshme penal.

U kërkua gjithkah, por i arratisuri fshihej në zemër të Kosovës, në Prishtinë. Kapja e Gëzim Gashit nuk qe e arritshme as me 5 flet-arreste që iu lëshuan për vepra të ndryshme penal.

E 39 vjeçari ka hiç më pak se 67 vepra penale.

Për 22 prej tyre është dënuar tashmë, e që disa janë për mbajtje të armëve, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar të tyre, vjedhje në pyll, sulm ndaj personit zyrtarë, falsifikimi i dokumenteve, mashtrim, vjedhje rëndë, kanosje e mospërfillje të gjykatës.

Por, që mos t’i trashet dosja edhe më me një vepër të re, për “Kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ky mori masa kur policia shkoi ta arrestojë, të mërkurën.

Ky dyshohet se edhe e kërcënoi prokurorin Ersan Qavolli që po e heton rastin e tij.

Me drejtësinë pati punë dy herë edhe vëllai i Gëzimit, për shkak që falsifikoi dokumente, e i cili u arrestua bashkë me të, në shtëpinë që nuk ishte e tyre.

Për 960 bimë narkotikë të gjetura në gusht, nuk e pati në mendje të shkojë në polici as kushëriri i tyre, Selim Gashi, që megjithatë u arrestua në Klinë, mesditën e së enjtes.

I njëjti ka nëntë raste penale për kanosje e lëndim të rëndë trupor, për çka është dënuar.

E kaluara kriminale e këtyre të dyshuarve, ndikimi në dëshmitar e të dëmtuar, por edhe mundësia e arratisjes, u përmend në kërkesën për paraburgim ndaj tyre që e bëri Prokuroria Themelore e Pejës.

Në një aksion të madh të Njësisë Speciale më 30 tetor në lagjen “Arbëria” të Prishtinës janë arrestuar Faik dhe Gëzim Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat