Juristi Blerim Burjani, ka thënë se kryeministri Kurti duhet të gjejë kompromise për të integruar serbët lokal në institucione shtetërore.
Ai thotë se duhet të bëhet hartimi i përbashkët i një plani me SHBA dhe BE për integrimin e tyre.
Sipas Burjanit, sa i përket asociacionit, Kurti është i prerë se nuk themelon Asociacione në Kosovë.
Postimi i plotë:
Kurti duhet të gjejë një kompromis me BE dhe SHBA për integrimin e serbve lokal në institucionet lokale dhe shtetërore. Kompromis do të ishte hartimi i planit të përbashkët me SHBA dhe BE për mënyrën ligjore të integrimit të tyre. Presioni për të themeluar asociacionin i ka lënë jashtë serbët lokal dhe të pa integruar, kështu marrin përgjegjësi të gjithë. Kurti nuk themelon asociaicion dhe është i qartë nuk e dërgon draftin për statut në Gjykatë Kushtetuese.