Juristi: Kurti nuk themelon Asociacion - Të gjejë një kompromis me BE dhe SHBA për integrimin e serbëve lokalë

Aktuale

Juristi: Kurti nuk themelon Asociacion - Të gjejë një kompromis me BE dhe SHBA për integrimin e serbëve lokalë

Nga: A.SH Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 12:01
Albin Kurti

Juristi Blerim Burjani, ka thënë se kryeministri Kurti duhet të gjejë kompromise për të integruar serbët lokal në institucione shtetërore.

Ai thotë se duhet të bëhet hartimi i përbashkët i një plani me SHBA dhe BE për integrimin e tyre.

Sipas Burjanit, sa i përket asociacionit, Kurti është i prerë se nuk themelon Asociacione në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kurti duhet të gjejë një kompromis me BE dhe SHBA për integrimin e serbve lokal në institucionet lokale dhe shtetërore. Kompromis do të ishte hartimi i planit të përbashkët me SHBA dhe BE për mënyrën ligjore të integrimit të tyre. Presioni për të themeluar asociacionin i ka lënë jashtë serbët lokal dhe të pa integruar, kështu marrin përgjegjësi të gjithë. Kurti nuk themelon asociaicion dhe është i qartë nuk e dërgon draftin për statut në Gjykatë Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat