Sallahu “godet” PDK-në dhe AAK-në me disa statistika për pasurinë e konfiskuar dhe pyet: A po e vëreni dallimin?

Aktuale

Sallahu “godet” PDK-në dhe AAK-në me disa statistika për pasurinë e konfiskuar dhe pyet: A po e vëreni dallimin?

Nga: A.Zh Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 12:00
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka bërë një krahasim të udhëheqjes së tanishme dhe të pushteteve të mëparshme, lidhur me dhënien në shfrytëzim të pasurive të luajtshme.

Ai ka thënë se derisa në pushtetin e PDK-së dhe AAK-së ishin dhënë nga 27 dhe 5 vetura, tani me VV-në janë dhënë në shfrytëzim 248 vetura dhe 7 prona të paluajtshme.

Sallahu ka pyëtur nëse po vëret dallimi, përcjell Bota sot.

“Në kohën kur Ministria e Drejtësisë është udhëheq nga PDK, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar që njëkohësisht i përgjigjet kabinetit ministrit, ka dhënë në shfrytëzim vetëm pasuri të luajtshme, konkretisht 27 vetura.

Në kohën kur Ministria e Drejtësisë është udhëheq nga familja Haradinaj, përkatësisht AAK, agjencia përkatëse ka dhënë në shfrytëzim vetëm pasuri të luajtshme, konkretisht 5 vetura, 473 poqa elektrik dhe 3000 bica të rrojes!!!

Ndërsa, në mandatin tonë që ende s‘ka përfunduar kemi dhënë në shfrytëzim, grupeve të margjinalizuara të shoqërisë dhe institucioneve publike, pronë të luajtshme dhe të paluajtshme, konkretisht 248 vetura dhe 7 prona të paluajtshme.

A po e vëreni dallimin?!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat