Selmanaj kritikon Qeverinë Kurti: Po i shkatërron themelet e shtetit demokratik të Kosovës

Aktuale

Selmanaj kritikon Qeverinë Kurti: Po i shkatërron themelet e shtetit demokratik të Kosovës

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 13:38
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se qeveria Kurti është duke shkatërruar themelet e shtetit demokratik të Kosovës.

Selmanaj ka përmendur disa nga shkeljet e kësaj qeverie duke përfshirë përgjimin e gazetarëve, sulmet ndaj organeve të drejtësisë, e lënia e ushtrisë pa bukë si dhe mospjesmarrja në seanca të Kuvendit.

“Albin Kurti dhe koalicioni qeverisës, po i shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik.

– Përgjojnë paligjshëm gazetarë;

– Detyrojnë Institucionet e Pavarura, pas tre muajsh t’i ndryshojnë dhe falsifikojnë raportet e tyre;

– Sulmojnë Gjykatën Kushtetuese;

– Sulmojnë organet e pavarura të sistemit të drejtësisë;

– Mbi 2 vite e lënë vendin pa Kryeprokuror;

– Udhëheqin institucionet me metoda parapolitike;

– Ikin si të ligë nga seancat e Kuvendit, nga frika e ballafaqimit me opozitën;

– Në vend të bashkëpunimit me opozitën shqiptare, bashkëpunojnë me “zemljakët” dhe “bratet” e tyre;

– Vjedhin paturpësisht në ujë, miellë, krip dhe vaj;

– Vjedhin në energjinë elektrike;

– Vjedhin në librat e fëmijëve tanë;

– Vjedhin dhe abuzojnë me 2123 kontrata sekrete;

– E lënë Ushtrinë e Kosovës pa ushqimin e nevojshëm!.

Fundi politikë i Albin Kurtit dhe logjikës së tillë qeverisëse, është shërbimi më i madh kombëtarë që mund t’i bëhet vendit!”, ka shkruar Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat