Murati komenton rritjen e pagave gjatë Qeverisë PAN

Aktuale

Murati komenton rritjen e pagave gjatë Qeverisë PAN

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 13:56
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati rreth çështjes së rritjes së pagave, ka përmendur qeverisjen PDK-AAK-Nisma me Ramush Haradinaj si kryeministër, e Bedri Hamzën si ministër të Financave.

Ai thotë se rritja e pagave për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor në vitin 2017 shënoi rritje prej 100 për qind, ndërkaq në vitin 2018 për shërbyesit publikë, rroga u rrit vetëm për 4 për qëind.

Tutje, Murati shton se premtimet e opozitës dihen, por shton se edhe veprimet e tyre janë parë në kohën kur ishin në pushtet.

“Kur jemi te pagat, a e dini se sa janë rritur pagat në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, kur Kryeministër ishte Ramush Haradinaj, dhe Ministër i Financave ishte Bedri Hamza? Me datë 20 dhjetor 2017: – Rritje e pagave për 100%, për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor.  Me datë 12 janar 2018: – Rritje e pagave për 4%, për shërbyesit publikë. Premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë”, ka shkruar ministri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat