Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e forta ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës

Aktuale

Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e forta ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 20:06
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti ka vazhduar takimet me mërgimtarë në vendet e Evropës Perëndimore. Ai të premten ka takuar mërgatën shqiptare në qytetin Inerlaken të Zvicrës.

Kurti gjatë qëndrimit në Zvicër, ku mori pjesë në konferencën prestigjioze “Business Agility Day”, ka zhvilluar edh takime të shumta.

Ai të premten ka qëndruar më qytetin Interlaken, ku ka zhvilluar një takim me mërgimtarët, të cilëve u është drejtuar me një fjalim.

“Mërgata jonë në Zvicër ka qenë ambasada e jonë atje para se ne të ishim shtet i pavarur në Kosovë. Ajo edhe sot është ambasadorja jona e palodhshme sepse ia don të mirën atdheut, e din se çfarë është e mira për vendin dhe asnjëherë nuk harron se nga vjen”, ka shkruar Kurti në facebook.

Ai ka thënë se “me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenar për lidhjet e forta të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës mërgatës sonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat