Mulliqi: Nëse fiton Trump, Amerika do ta udhëheq dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Mulliqi: Nëse fiton Trump, Amerika do ta udhëheq dialogun Kosovë-Serbi

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 21:54
Gjino Mulliqi

Gjino Mulliqi nga Këshilli Bashkiak i Teksasit ka folur për raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Info Magazine, ai ka pohuar se nuk mendon që ShBA-ja ka ndryshuar përshtypjet ndaj Kosovës.

“Kështu që nuk mendoj që ndryshimet dhe pikëpamjet e Amerikës ndaj Kosovës si shtet kanë ndryshuar në asnjë pikëpamje, mund të ketë mosmarrëveshje mirëpo gjeopolitika, nuk ndryshoi deri te ardhja e fundit deri tek caktimi i fundit”

“Me ardhjen e Trump, gjatë presidentit Trump, Amerika do të marrë rolin primar të negocimit dialogut, të zgjedhjes së situatës së përgjithshme”, ka thënë Mulliqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat