Gruda i PDK-së: Në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të Deharit, VV-ja paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu

Aktuale

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 10:47
Përparim Gruda

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, në përvjetorin e tetë të vdekjes së Astrit Deharit, Vetëvendosje duhet të punojë për zbardhjen e rastit të tij.

Kometi i tij erdhi pasi Vetëvendosje ka paraparë disa aktivitetet më këtë përvjetor, ndër to edhe turne shahu dhe ping-pongu.

Reagimi i plotë:

Në përvjetorin e 8-të të vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të ti, paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu.

Pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e ti dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.

E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie dhe disa herë të tjera: ata nuk duan të zbardhin rastin Dehari, sepse vetëm të pazbardhur mund të vazhdojnë ta përdorin politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat