Osmani me bashkëshortin morën pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë

Aktuale

Osmani me bashkëshortin morën pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 12:27
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë mori pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë e para e shtetit përmes një postimi në Facebook.

Ajo madje, ka publikuar fotografi nga mbrëmja.

“Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur në 249 vjet që U.S.Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat