Kryediplomati i Luksemburgut nesër viziton Kosovën

Aktuale

Kryediplomati i Luksemburgut nesër viziton Kosovën

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 17:21
Xavier Bettel

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se nesër në Kosovë do të vijë kryediplomati i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Bettel në Prishtinë do të takohet me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel. Datë:  4 shtator 2024 Ora: 12:40”, thuhet në njoftim.

 Pas takimit do të ketë edhe një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat