Kryediplomati i Luksemburgut sot viziton Kosovën

Aktuale

Kryediplomati i Luksemburgut sot viziton Kosovën

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 06:33
Xavier Bettel

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel sot do të vizitojë Kosovën.

Kryediplomati i Luksemburgut, do të ketë takime të ndara me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Pas takimit me Bislimin do të mbahet konferencë e përbashkët për media, në kuadër të së cilës do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi mes palëve.

Mysafiri nga Luksemburgu, do të pritet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ku pas takimit është paraparë të mbahet edhe nëj konferencë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat