Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit – deklarohen pozitë dhe opozitë!

Aktuale

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit – deklarohen pozitë dhe opozitë!

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 06:41 Përditësuar në ora: 12:56 më 04.11.2024
Kryesia e Kuvendit

Seanca e Kuvendit për buxhetin caktohet për të hënën, Gashi: Vendimmarrja në Kuvend vazhdon e vështirësuar

Kuvendi i Kosovës, të hënën, do të mbajë seancë, ku në rend dite do të jetë diskutimi për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se u vendos që ditën e hënë të këtë seancë me një pikë të vetme në rendin e ditës, diskutimin e buxhetit të Republikës së Kosovës për viitn 2025.

“Pra do të jetë një seancë dinamike, e cila e ka një fokus të veçantë”, tha ai.

Ai shtoi se vendimmarrja në Kuvend vazhdon të jetë e vështirësuar.

Gashi tha se nuk do ta votojnë buxhetin në formën që është tani, por shtoi se do të japin “vërejtjet, propozimet dhe nëse merren në konsideratë do ta shohim si mundësi”.

E para ka të bëjë me ndërhyrjen e buxhetit në ligjin për Pagat në sektorin publik. Ndërsa e dyta është që tentojnë me bë këta është me ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme. Po ashtu e njëjta vlen sepse në ligjin specifik ndërhyhet me një ligj të karakterit të përkohshëm”, tha Gashi.

AAK kundër votimit të projektbuxhetit për vitin 2025: Varros shpresën e 80 mijë njerëzve që punojnë në shtet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se nuk e kanë pranuar buxhetin.

Është buxhet që ia ka varros shpresën 80 mijë njerëzve që punojnë në shtetin e Kosovës për një pagë të dinjitetshme”, tha ai.

Tahiri tha se ky buxhet nuk ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm. “Është një buxhet që nga ne do të kundërshtohet nga ne fuqishëm dhe është buxhet që do të rishikohet në mars të vitit të ardhshëm”, tha Tahiri. Ai po ashtu shtoi se pas 9 shkurtit do të ketë qeveri tjetër.

“Pra ne nuk e votojmë këtë buxhet, se e shohim këtë buxhet si një instrument që është letërnjoftimi  kësaj qeverise. Letënjoftimi i kësaj qeverie është që i kanë majt pezull për katër vjet fillimisht me ligjin e pagave, pastaj me koeficientin dhe në fund s’ka ndodhur asgjë”, ka thënë ai.

Kusari thotë se i kanë votat për ta miratuar projektbuxhetin

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, pas mbledhjes së kryesisë tha se “nuk është asgjë e re” që opozita, LDK dhe AAK, nuk do ta votojnë projektbuxhetin për vitin 2025.

Ajo tha se i kanë votat për ta miratuar projektbuxhetin.

Në fakt nëse e shikoni paternin e partive të opozitës në asnjë nga të gjitha miratimet që kanë ndodhur në këtë legjislaturë, dhe ky është i katërti me radhë, opozita nuk ka marrë pjesë. Ne e kemi shumicën parlamentare siç e keni parë edhe javën e kaluar në votimet e thjeshta arrijmë të miratojmë ligje dhe vendime të tjera, ndërsa për opozitën s’kam çka të them, kanë përcaktuar dhe vendosur në një rrugë tjetër. Është çështje e vendimmarrjes së tyre”, tha ajo.

Ajo tha se gjatë përgatitjes së qarkores dhe dy dëgjimeve të qarkoreve janë marrë parasysh sugjerimet dhe projektet.

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit sapo ka nisur mbledhjen e radhës, ku në rend dite janë pikat për seancat e kaluara dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e re plenare.

Në rend dite është seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024, shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

Po ashtu, në rend dite është vazhdimi i Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16.10.2024, debati Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit.

Si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend disa pika

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku në rënd dite janë pikat për seancat e kaluara dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e re plenare.

Në rend dite është janë: Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024, shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

Po ashtu në rend dite është vazhdimi i Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16.10.2024, debati Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës ka këto pika: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore, votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat, shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë, votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-324 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-325 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-326 kundër dukurive negative në sport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat