Ish-ministri i Shëndetësisë: Ardhja e Ligjit për Sigurime Shëndetësore në Kuvend, fushatë politike

Aktuale

Ish-ministri i Shëndetësisë: Ardhja e Ligjit për Sigurime Shëndetësore në Kuvend, fushatë politike

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 09:29
Armend Zemaj

Armend Zemaj, ish- ministër i Shëndetësisë, ka folur lidhur me Projektligjin e Sigurimeve Shëndetësore.

Zemaj deklaroi se ky ligj kërkon angazhim të madh gjë që VV-ja, siç thotë ai, s’mund ta bëjë.

“Funksionalizimi i këtij ligji kërkon vullnet të fortë politik dhe angazhim të madh të shumë kapaciteteve shtetërore, diçka që fatkeqësisht qeveria e VV-së nuk mundet ta bëjë”, thotë Zemaj.

Deputeti Zemaj thotë se ardhja e Projektligjit të ri në Kuvend është fushatë e ‘Vetëvendosjes’.

“Këta nuk kanë arritur t’i kalojnë formalisht as ligjet më të thjeshta të sektorit të shëndetësisë në Kuvend, veprimet e fundit të sjelljes së projektligjit gjoja të ri për sigurime shëndetësore në Kuvend janë puro fushatë politike”, deklaron Zemaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat