Armend Zemaj, ish- ministër i Shëndetësisë, ka folur lidhur me Projektligjin e Sigurimeve Shëndetësore.
Zemaj deklaroi se ky ligj kërkon angazhim të madh gjë që VV-ja, siç thotë ai, s’mund ta bëjë.
“Funksionalizimi i këtij ligji kërkon vullnet të fortë politik dhe angazhim të madh të shumë kapaciteteve shtetërore, diçka që fatkeqësisht qeveria e VV-së nuk mundet ta bëjë”, thotë Zemaj.
Deputeti Zemaj thotë se ardhja e Projektligjit të ri në Kuvend është fushatë e ‘Vetëvendosjes’.
“Këta nuk kanë arritur t’i kalojnë formalisht as ligjet më të thjeshta të sektorit të shëndetësisë në Kuvend, veprimet e fundit të sjelljes së projektligjit gjoja të ri për sigurime shëndetësore në Kuvend janë puro fushatë politike”, deklaron Zemaj.