Osmani uron presidenten moldave për postin e ri

Aktuale

Osmani uron presidenten moldave për postin e ri

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 10:25
Vjosa Osmani dhe Maia Sandu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologen e saj nga Moldavia, Maia Sandu për postin e ri.

Ajo ka postuar një fotografi krah në “X”, ku shkruan se fitorja e saj është e merituar dhe një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav.

“E dashura, Maia Sandu. Fitorja juaj dje është një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav. Pavarësisht përpjekjeve të pamëshirshme nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj për të prishur dhe destabilizuar procesin demokratik, vullneti i popullit ka triumfuar sërish.

Mezi pres të punoj me ju ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të forcojmë lidhjen mes popujve tanë. Shumë suksese”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat