Gashi: Nuk e votojmë buxhetin

Aktuale

Gashi: Nuk e votojmë buxhetin

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 12:15
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë buxhetin.

Sipas tij, ai ka probleme ligjore dhe kushtetuese.

Java e ardhshme është përcaktuese për mënyrën se si do të shihet buxheti i vitit të ardhshëm, sido që të shkojë ky buxhet do të jetë një buxhet jetëshkurtër, sepse qeveria e re pas zgjedhjeve duhet ta rishikojë dhe të japë një buxhet zhvillimor, një buxhet ku rriten pagat dhe mirëqenia dhe ekonomia e Kosovës.

Ky që ka ardh tash nuk përfaqëson asnjërën nga këto pika. Ne nuk e votojmë buxhetin dhe do të japim vërejtjet tona.

Ky buxhet ka probleme ligjore dhe kushtetuese të cilat VV-ja ose qeveria i ka propozuar gabimisht”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat