Të hënën do të mbahet seanca e re në Kuvendin e Kosovës.
Pika e vetme e diskutimit do të jetë ajo e buxhetit 2025.
Kryesia e Kuvendit sot u mblodh për të caktuar datën e seancës.
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, apo rreth 300 milionë euro më i lartë sesa buxheti në vitin 2024.
Ky propozim u miratua në mbledhjen e Qeverisë të datës 30 tetor