Miratimi i buxhetit të vitit 2025, Kusari-Lila: Kemi shumicën parlamentare, s’na nevojitet opozita

Aktuale

Miratimi i buxhetit të vitit 2025, Kusari-Lila: Kemi shumicën parlamentare, s’na nevojitet opozita

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 12:31
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se partia e saj ka mjaftueshëm mbështetje për të miratuar ligje dhe vendime, përfshirë buxhetin e propozuar nga Qeveria Kurti, pa pasur nevojë për mbështetjen e opozitës.

Buxheti për vitin 2025 pritet të diskutohet në Kuvend, të hënën e 11 nëntorit.

Deklarata e saj erdhi pasi partitë opozitare kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj buxhetit, duke njoftuar se nuk do ta votojnë.

Kusari-Lila ka shtuar se nuk është hera e parë që opozita nuk merr pjesë në miratimin e projektbuxhetit gjatë këtij mandati.

“Nuk ka asgjë të re. Nëse e shikoni modelin e opozitës, ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë nga miratimet që kanë ndodhur gjatë kësaj legjislature. Ne, po, e kemi shumicën parlamentare, siç e keni parë edhe në votimet e mëparshme. Arrijmë të miratojmë ligje dhe vendime të tjera. Ndërsa për opozitën, s’kam çfarë të shtoj”, ka thënë Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat