Kryeministri Kurti ia uron fitoren presidentes së Moldavisë

Aktuale

Kryeministri Kurti ia uron fitoren presidentes së Moldavisë

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 13:22
Albin Kurti

Pas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe kryeministri Albin Kurti, e ka uruar Maia Sandun për postin e ri si presidente e Moldavisë.

Në një postim në “X”, kryeministri thote se Kosova mirëpret vendimin e popullit moldav për të zgjedhur rrugën drejt BE-së.

“Urime Maia Sandu, në fitoren tuaj elektorale. Kosova mirëpret vendimin e popullit moldav për të zgjedhur rrugën drejt BE-së. Ne e admirojmë forcën e popullit moldav dhe udhëheqjen tuaj në përballjen me sfidat e këtyre zgjedhjeve.

Mezi pres të punojmë bashkë drejt qëllimit tonë të përbashkët për anëtarësimin në BE”, ka shkruar kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat