Lekaj: RTK s’është Radiotelevizoni i Kosovës, por Radiotelevizioni i Kurtit

Aktuale

Lekaj: RTK s’është Radiotelevizoni i Kosovës, por Radiotelevizioni i Kurtit

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 13:56
Pal Lekaj

Gjatë seancës së sotme, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se RTK s’ka qenë kurrë më dobët.

“Kurrë RTK s’ka qenë më e kontrolluar nga politika dhe Lëvizja Vetëvendosje. Kurrë raportet e auditimit se kanë nxjerr më keq RTK se në qeverinë Kurti, kurrë punëtorët e RTK’së s’kanë qenë më të nëpërkëmbur e pa të drejtat e tyre”, tha Lekaj.

Ai ka thënë se RTK është “televizion i propagandës së Lëvizjes Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve”,

“Nuk është Radiotelevizioni i Kosovës, por Radiotelevizoni i Kurtit”, tha Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat