Rizvanolli: Telekomi do të përballojë me sukses goditjen nga kontratat kriminale

Aktuale

Rizvanolli: Telekomi do të përballojë me sukses goditjen nga kontratat kriminale

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 14:04
Artane Rizvanolli

Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se Telekomi i Kosovës do të përballojë me sukses goditjen nga siç ka thënë kontratat e dëmshme kriminale që u lidhën në kohë të qeverisjeve të kaluara.

Sipas Rizvanollit, ato kontrata qëllim të vetëm e kishin degradimin dhe privatizimin e Telekomit si dhe sipas saj u krijonin mundësi të pabesueshme për pasurim të paligjshëm kompanive private në kurriz të Telekomit.

“Telekomi do të përballojë me sukses edhe këtë goditje, TË FUNDIT, nga kontratat e dëmshme kriminale që u lidhën në kohë të qeverisjeve të kaluara që të vetmin qëllim kishin degradimin e privatizimin e Telekomit, ndërkohë që u krijonin mundësi të pabesueshme për pasurim të paligjshëm kompanive private në kurriz të Telekomit, e blenin vota përmes punësimeve partiake në masë, pa konkurse”, ka shkruar ajo në Facebook.

Po ashtu, ministrja Rizvanolli, ka njoftuar se janë duke vazhduar investimet për modernizimin e telefonisë mobile të Telekomit, VALA me teknologji 5g dhe 4g

“Ndërkohë, investimet po vazhdojnë Istog e në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, për të vazhduar me Klinën, me të cilën komunë përmbyllet kjo fazë e modernizimit të telefonisë mobile të Telekomit, VALA me teknologji 5g dhe 4g”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat