Kurti në Vjenë takohet me ambasadorin japonez për Kosovën, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

Aktuale

Kurti në Vjenë takohet me ambasadorin japonez për Kosovën, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 14:16
Ryuta Mizuuchi, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Vjenë ka takuar ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi.

Ky takim erdhi gjatë qëndrimit të Kurtit në Vjenë për Forumin Ekonomik të Vjenës.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe kontributin e rëndësishëm me projekte të shumta që realizohen përmes Agjencisë Zhvillimore JICA në fushën e mjedisit, menaxhimit të mbeturinave e shëndetësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat