Musliu, VV-së: Mbani larg duart nga AKI, nuk ju garantoj që në seancën tjetër flasë për secilën ndërhyrje

Aktuale

Musliu, VV-së: Mbani larg duart nga AKI, nuk ju garantoj që në seancën tjetër flasë për secilën ndërhyrje

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 14:42
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka folur lidhur me cështjen e drejtorit të RTK’së, Rilind Gërvalla, i cili e përmendi AKI’në para bordit në lidhje shkrimin e “Slobodna Bosna”, përmes së cilit u sulmuan dy media kosovare.

Ajo ka thënë se kjo e ka dëmtuar shumë AKI’në.

Musliu i ka paralajmëruar VV’në që t’i mbajë larg duart nga AKI, teksa ka thënë se në seancën tjetër mund të flasë edhe emër për emër.

“Skandali i drejtorit të RTK’së, Rilind Gërvalla, që e implikon AKI’në në sulmin e RTK’së bërë ndaj dy mediave në Kosovë e dje doli e demantoi veten, e ka dëmtu jashtëzakonisht e tmerrësisht shumë AKI’në, këtë institucion vital për sigurinë e vendit. Dhe kjo gjë nuk guxon të vazhdohet më tutje, kjo praktikë duhet të ndërpritet një herë e mirë. Dhe unë prej kësaj foltore pa dashur të lëshohem në detaje se unë e di mirë sensitivitetin e kësaj çështje, dua vetëm një fjalë t’ia them VV’së, qoftë Dejona Mihalit ose mashave tjera, larg duart nga AKI, sepse nuk ju garantoj që në seancën tjetër dalë flasë emër për emër secilin, për secilin dështim dhe secilën ndërhyrje që po tenton VV ta kapë AKI’në”, tha Musliu.

Gërvalla, përmes një postimi në Facebook mbrëmë e ka pranuar publikisht se në mbledhjen e Bordit të RTK-së e ka përmendur Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, megjithatë thotë se e kishte bërë “rrëshqimthi”, derisa thotë se AKI s’ka pasur ndikim tek publikimi i lajmit të Slobodna Bosnas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat