Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ngritur akuza të forta në lidhje me punësimin e familjarëve të liderëve, deputetëve dhe kryetarëve të komunave të opozitës në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai theksoi se ata që tani flasin për “kapjen e RTK-së” harrojnë se për 20 vjet lajmet qendrore në këtë medium ishin të njëjtat skenarë: “Lajmi i parë – PDK, lajmi i dytë – PDK, i tretë – PDK, i katërt PDK, lajmi i pestë AAK dhe LDK, e kështu me radhë, duke përfunduar me ndonjë lajm për opozitën.”
Bajqinovci kujtoi se stafi i presidentit të kaluar, Hashim Thaçi, u jepte urdhra gazetarëve se si duhej të pyetej ai në intervista, duke sugjeruar se pyetjet ishin të “kurdisura”. “Këta që sot flasin për RTK-në kinse po e mbrojnë, veç merrni emrat e familjarëve të politikanëve dhe shihni kush e ka pushtuar RTK-në,” tha ai.
Deputeti përfundoi me thirrje për transparencë dhe hetim të thellë mbi punësimet në RTK, duke kërkuar që emrat e familjarëve të politikanëve të bëhen publikë për të nxjerrë në dritë këtë problem
E plotë:
Familjarë të liderëve, disa deputetëve dhe kryetarëve të komunave të opozitës janë punësuar në RTK. Ata që flasin sot për kapjen e RTK-së duket se harrojnë se për 20 vjet lajmet qendrore në RTK ishin të njëjtat skenarë: Lajm i parë – PDK, lajmi i dytë – PDK, i treti – PDK, lajm i katërt PDK, lajm i pestë AAK dhe LDK e kështu me radhë, duke përfunduar me ndonjë lajm për opozitën.
Mos harroni kur stafi i presidentit Thaçi u jepte urdhra gazetarëve se si duhej të pyetej ai në intervista, dhe jo rrallë herë, ishte e dukshme se pyetjet ishin të “kurdisura”. Këta që sot flasin për RTK-në kinse po e mbrojnë.
Veç merrni emrat e familjarëve të politikanëve dhe e shihni kush e ka plasur RTK-në.
Filloni me emra dhe e shihni.