“Buxhet i cili konfirmon mbytjen e zhvillimin ekonomik”, e ka quajtur Shefi i Grupit Parlmanetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, buxhetit e paraparë për vitin 2025 nga Qeveria e Kosovës, për të cilin tha se AAK nuk do ta votojë, do ta kundërshtojë fuqishëm, e që për më tepër “duhet të rishikohet tërësisht”.
“Sa i përket miratimit të këtij buxheti, theksova se nuk ka mundësi që ky ligj të përmirësohet më. Për t’u përmirësuar buxheti i vitit që po vjen, së paku duhet të bëhen 50 amandamentime, të cilat do të rregullonin cështje nga sistemi i pagave në sektorin publik deri te çështjet më minore”, tha Tahiri.
“Pra, ne nuk e votojmë këtë buxhet, për shkak se e shohim si një instrument që është letërnjoftimi i kësaj qeverie. E, letërnjoftimi i kësaj qeverie është se për katër vjet i kanë mbajtur pezull Ligjin e Pagave, koeficientin, vendosjen e vlerës së koeficientit në buxhet dhe nuk ndodhi asgjë. Nuk e mbështesim këtë buxhet dhe nuk e votojmë dhe zotohemi se do ta rishikojmë në qeverinë e ardhshme”, tha mes tjerash ai.
Njoftimi i plotë.
Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës është tema e radhës e Kuvendit të Kosovës. Buxheti i kësaj qeverie e cila po e përfundon vitin e katër, është buxheti i cili e konfirmon mbytjen e zhvillimit ekonomik. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para mediave theksova se është buxhet i cili e ka varrosë shpresën e 80 mijë njerëzve që punojnë administratën e shtetit për një pagë të dinjitetshme. Është buxhet i cili nuk ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm dhe është buxhet i cili do të kundërshtohet fuqishëm dhe se duhet të rishikohet në mars të vitit të ardhshëm. E mira e kësaj është që me 9 shkurt janë zgjedhjet dhe qeveria e ardhshme duhet ta rishikojë tërësisht këtë buxhet.
Sa i përket miratimit të këtij buxheti, theksova se nuk ka mundësi që ky ligj të përmirësohet më. Për t’u përmirësuar buxheti i vitit që po vjen, së paku duhet të bëhen 50 amandamentime, të cilat do të rregullonin cështje nga sistemi i pagave në sektorin publik deri te çështjet më minore.
Pra, ne nuk e votojmë këtë buxhet, për shkak se e shohim si një instrument që është letërnjoftimi i kësaj qeverie. E, letërnjoftimi i kësaj qeverie është se për katër vjet i kanë mbajtur pezull Ligjin e Pagave, koeficientin, vendosjen e vlerës së koeficientit në buxhet dhe nuk ndodhi asgjë. Nuk e mbështesim këtë buxhet dhe nuk e votojmë dhe zotohemi se do ta rishikojmë në qeverinë e ardhshme.
Ligji për Zyrtarët Publik është ligji i cili e konfirmon sistemin parti-shtet. Ky ligj, ia ka zgjatur për gjysmë mandati, për dy vjet secilës pozitë të mesme dhe të lartë për të mundur të vendoset si ushtrues detyre. Personi që vendoset me një e-mail dhe me një e-mail largohet. Çka të thuash më shumë për këtë ligj.
Jemi duke e analizuar mënyrën e kontestimit në Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët e Kosovës duhet të dinë që kjo politikë publike e legjitimimit të ushtruesve të detyrës është logjika e partisë që udhëheqë shtetin. Kjo bie ndesh me të gjitha direktivat e BE-së dhe atij klubit që po donë të hyjnë, për të cilin dhanë kritika ambasadori amerikan dhe BE-ja. Pra, kjo është politikë publike që bie ndesh me kriteret të cilat synojmë t’i përmbushim. Ai provizion është problem të quhet provizion antikushtetues, për shkak se është politikë/logjikë e shtetit.
Në interesimin e mediave lidhur me draftin evropian për asociacionin, theksova se çështja e parë që duhet të thuhet nga secili është se BE-ja duhet të largojë sanksionet. Nuk ka logjike të ketë Kosova sanksione e pas Banjskës, Serbia mos të ketë sanksione.
Mirëpo, kjo qeveri e ka pranuar asociacionin. Ka një letër të nënshkruar nga kryeministri, kryeparlamenetari dhe presidentja. Gjithashtu, një letër tjetër nga qeveria e nënshkruar nga Ministrja e Jashtme për pranimin e asociacionit. Mund të thonë që asociacioni është ‘non paper’ apo jo. Mirëpo, është pranuar nga qeveria. Na e kanë lënë te dera!
Cilado qeveri që të vjen e ka te dera marrëveshjen e Brukselit, marrëveshjen e Ohrit dhe draft-statutin e asociacionit.