Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Pas takimit, nuk ka pasur konferencë për media.
Bettel, gjatë vizitës së tij, sot eshtë pritur gjithashtu edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Poashtu edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.